’’Trajnim për mësimdhënësit e arsimit të mesëm me temë: ’’Përdorimi i mjeteve digjitale për mësim interaktiv dhe të personalizuar”

This is the latest description of this page and category.

Me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm profesional të mësimdhënësve që realizojnë mësim në shkollat e mesme, Byroja e Zhvillimit të Arsimit akreditoi një program me përparësi me temë: “Përdorimi i mjeteve digjitale për mësim interaktiv dhe të personalizuar” – ofrues i shërbimit O3 INVEST, Shkup.

Trajnimi, me kohëzgjatje prej tetë orësh, realizohet gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht të vitit 2025 dhe përfshin të gjithë mësimdhënësit e shkollave të mesme.

Qëllimi i trajnimit është që mësimdhënësit të zhvillojnë dhe përforcojnë aftësitë e tyre digjitale, përkatësisht:

– Zhvillimi i aftësisë për përdorim aktiv të mjeteve digjitale në mësimdhënie.

– Nxitja e një qasjeje interaktive dhe të personalizuar që i përshtatet stileve dhe nevojave të    ndryshme të nxënësve.

– Përdorimi i mjeteve të bazuara në inteligjencën artificiale (IA) për krijimin dhe përshtatjen e materialeve mësimore.

– Zhvillimi i të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve përmes përmbajtjeve digjitale (kuize, video, simulime).

– Përdorimi i mjeteve për vlerësim dhe analizë të arritjeve të nxënësve.

– Sigurimi i feedback-ut (kthim përgjigje) të drejtuar përmes teknologjisë.

– Promovimi i përdorimit etik dhe të sigurt të burimeve digjitale në mësimdhënie.